Tiranë, 4 tetor NOA-Konfederata e Sindikatave të Pavarura është shprehur pro rritjes së çmimit të energjisë, e propozuar nga OSH, por me një kusht, që qeveria të rimbursojë shtresa e shoqërisë që preken direkt nga ky propozim.
Në një konferencë për mediat, kreu i Konfederatës, Kolë Nikollaj ka deklaruar se sindikata e konsideron të drejtë vendimin por ajo do t'i kërkojë qeverisë subvencion për të gjitha shtresat, pasi kriza ekonomike ka prekur si kudo dhe Shqipërinë.
"Pa një subvencion të qeverisë, nuk mund të ketë rritje të energjisë, pasi shumë familje vuajnë nga mungesa e një pune, nga probleme të shumta ekonomike të cilat janë pasoje e krizës globale ekonomike", u shpreh Nikollaj.