Beograd, 4 tetor, NOA-Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak ka ripërsëritur se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Ai ka thënë se vendi i tij do ta mbështesë Serbinë në rrugën e saj drejt integrimeve në Bashkimin Evropian. Llajçak i ka bërë këto komente gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiç.