Kotabato, 4 tetor NOA-Një tërmet me fuqi prej 6.5 shkallë të Rihterit ka goditur sot jugun e Filipineve, njoftoi Instituti Amerikan për Hulumtime Gjeologjike.
Dridhja e tokës ka ndodhur në orën 06.58 sipas kohës lokale, ndërsa epiqendra e tërmetit ndodhet 91 km në jugperëndim të qytetit Kotabato. Deri tani nuk ka pasur raporte për viktima, apo paralajmërime për cunami, njoftoi agjencia Xinhua. Filipinet ndodhen në të ashtuquajturën unazë e zjarrtë e Paqësorit, ku ndeshen pllakat kontinentale, duke shkaktuar shpesh herë aktivitete sizmike dhe vullkanike.