English

Traktati i Lisbonës, Berisha mesazh urimi homologut irlandez: Ju pres në Tiranë

Tiranë, 4 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha i ka dërguar sot një mesazh urimi homologut të tij irlandez, Brian Cowen, miqësore për votën me anë të së cilës qytetarët e Irlandës miratuan në referendum Traktatin e Lisbonës.

"I nderuar zoti Kryeministër, kam kënaqësinë e veçantë që në emrin tim dhe të qeverisë shqiptare t'ju shpreh juve dhe qeverisë suaj përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të ngrohta e miqësore për votën plebishitare, me anë të së cilës qytetarët e Irlandës miratuan në referendum Traktatin e Lisbonës, në një demonstrim spektakolar të përkrahjes dhe mbështetjes që ata i japin procesit të reformimit dhe konsolidimit të mëtejshëm të një Bashkimi Evropian gjithnjë e më solid, efikas e më pranë nevojave të qytetarit" thuhej në mesazhin e Berishës.

"Kjo ditë e madhe për vendin tuaj shënon njëkohësisht një fitore historike për mbarë Evropën pasi ajo i hap rrugën vazhdimit të procesit jetik të reformimit e modernizimit të mëtejshëm të BE‑së, për të përballuar sfidat e shekullit të njëzetenjëtë.Â

Por me votën e tyre të lirë, kombi mik irlandez dërgoi gjithashtu një mesazh të qartë kundër euroskepticizmit, duke i dhënë një hov të ri ëndrrës dhe përpjekjeve të vendit tim, Shqipërisë dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë për rikthim e ribashkim me familjen evropiane të vlerave të përbashkëta. Për këtë mesash shqiptarët ju mbeten përherë mirënjohës.

Më këtë rast, më lejoni zoti Kryeministër, t'ju ripohoj dëshirën time që t'ju pres në Tiranë në kohën më të përshtatshme për ju, si edhe sigurimet e konsideratës sime më ta lartë" përfundon mesazhin e tij Berisha drejtuar homologut irlandez.

k.k/NOA

Â

KOMENTE