Tiranë, 4 tetor NOA-Traktati i Lisbonës i pranuar tashmë dhe nga Irlanda e cila e refuzoi një vit më parë është përshëndetur dhe nga ministria e Integrimit, Majlinda Bregu.
 Në një prononcim për mediat, Bregu e cilësoi një lajm të përkryer dhe shumë optimist për vendet e rajonit rezultatin e referendumit të qytetarëve irlandezë.
"Ajo ç'ka është më e rëndësishme për Shqipërinë dhe për vendet të tjera të rajonit është pikërisht perspektiva e qartë dhe e forcuar zgjerimit, duke respektuar të gjitha kriteret që proçesi i zgjerimit dhe integrimit në BE vë para vendeve tona", u shpreh ministrja e Integrimit.
Sipas Bregut, tashmë nuk ka asnjë pikëpyetje dhe asnjë dyshim se rruga drejtë BE-së tani do të jetë më e sigurt dhe më e shkurtër.