English

Traktati i Lisbonës, kryeministri çek i bën thirrje presidentit ta firmosë

Pragë, 4 tetor NOA-Ish kryeministri i Çekisë Mirek Topolanek i ka bërë thirrje  presidentit çek Vaclav Klaus të nënshkruajë Traktatin e Lisbonës pasi ajo i shërben jo vetëm Bashkimit Evropian por edhe Ballkanit.

"Pa integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nuk mund ta parafytyroj zhvillimin e mëtejmë paqësor në Evropë", ka thënë Topolanek.

Presidenti Klaus ende nuk e ka nënshkruar traktatin e Lisbonës, dhe çështja tani ndodhet në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë të 17 ligjvënësve ithtarë të presidentit.
KOMENTE