English

Zgjedhjet lokale në Kosovë, Beogradi: Serbët nuk do të marrin pjesë

Prishtinë, 4 tetor NOA-Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç ka deklaruar se nuk ekzistojnë kushtet që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë më 15 nëntor.

Por sipas tij, qeveria serbe nuk do të pengojë askënd që dëshiron të marrë pjesë në to.

Në një intervistë me BBC-në, zoti Bogdanoviç deklaron se Beogradi zyrtar nuk do ta pranojë kurrë shtetin e Kosovës.

Ministri serb tha se nuk është reale që të pritet nënshkrimi i protokolleve për gjyqësinë e doganat me EULEX-in brenda këtij viti, meqë sipas tij nuk janë përafruar qëndrimet.

Ai tha se ka shumë probleme për të cilat duhet negociuar.

Dy protokollet janë paralajmëruar të nënshkruhen pas nënshkrimit të protokollit për bashkëpunim ndërpolicor, që ka ngjallur reagime të fuqishme në Prishtinë.

Ministri për Kosovën, Goran Bogdanoviç, tha se Beogradi zyrtar do të pranojë bashkëpunimin me të gjitha zyrat ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë edhe atë të BE-së, që është paralajmëruar të hapet në veri.

Por ai kundërshtoi bashkëpunimin me zyrën e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Pieter Fieth.

Â

KOMENTE