Tiranë, 5 tetor, NOA - Shqipëria bëhet pjesë e grupit prej 84 vendeve më të përparuara të botës të përkushtuara për të ndaluar dhunën ndaj fëmijëve në konfliktet e armatosura.
Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Punëve të Jashtme, e cila konfirmon se në datën 29 shtator, vendi ynë deklaroi mbështetjen për "Parimet dhe Angazhimet e Parisit", duke u bërë pjesë këtij grupi.
Deklarata e mësipërme u nënshkrua në Paris në vitin 2007 fillimisht prej 58 vendeve, të cilat u angazhuan për të çmilitarizuar, parandaluar dhe riintegruar fëmijët e përfshirë në konfliktet e armatosura. "Angazhimet e Parisit" përfaqësojnë një dokument, i cili u shtohet mekanizmave të tjerë ligjore ekzistues në kuadrin e OKB-së për të parandaluar përfshirjen dhe dhunën ndaj fëmijëve në konfliktet e armatosura.
n.e/NOA