English

Arrestohet në sallën e gjyqit një 33-vjeçar, kanosi prokurorin

Tiranë, 5 tetor NOA - Arrestohet në sallën e gjyqit një 33-vjeçar pasi kanosi prokurorin.

Ngjarja ndodhi dje në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kur Bexhet Vogli 33-vjeçar është arrestuar pasi ka kanosur një prokuror.

Ky i fundit sapo kishte mbaruar një seancë gjyqësore në ngarkim të dy të pandehurve Bexhet Vogli, ndaj të cilët Gjykata kishte vendosur masë sigurimi "Arrest shtëpie", dhe Sali Vogli, që aktualisht ndodhet i arrestuar.

Megjithëse trupi gjykues e nxori nga qelia 33-vjeçarin duke e lënë në arrest shtëpie, ai pretenduar pafajësi dhe për këtë nuk ka hezituar të kanosë prokurorin e çështjes.

Mirëpo kjo i ka kushtuar atij rikthimin në qeli pasi akuzohet për veprën penale të "Kanosjes së Gjykatësit apo Prokurorit".

k.k/NOA

KOMENTE