English

Berisha takon presidentin çek, fton investitorët për projekte në porte e hekurudha

Tiranë, 5 tetor NOA-Kryeministri Berisha priti sot në një takim Presidentin e Republikës së Çekisë, zotin Vaçslav Klaus.

Berisha shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe përkrahjen që zoti Klaus dhe Çekia i kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë periudhës së demokracisë, veçanërisht mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në NATO dhe në BE.

Presidenti Klaus falenderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe u shpreh se Shqipëria ka pësuar shndërrime të thella gjatë këtyre viteve të fundit.

Berisha theksoi se qeveria shqiptare do të mbështesë investitorët çekë, të cilët janë të mirëpritur në Shqipëri, duke u shprehu i bindur se investimet e tyre do të jenë një histori suksesi.

Lidhur me këtë, Presidenti Klaus theksoi se ka një interes të madh të kompanive çeke për projektet në infrastrukturë në Shqipëri.

Nga ana e tij, kryeministri ftoi investitorët çekë të investojnë në projektet e qeverisë për rinovimin e rrjetit hekurudhor dhe në portet e mëdha në vend. Â

Â

KOMENTE