Prishtinë, 5 tetor NOA-Burimet natyrore energjetike të Kosovës, kanë qenë qëllimi i Forumit ndërkombëtar që u mbajt sot në Prishtinë.
Përfaqësues të kompanive më të rëndësishme prodhuese, transmetuese, tregtuese dhe të prodhimit të teknologjive energjetike nga vendet e BE Â si Gjermania, Italia, Austria, Zvicra kanë shprehur interesin për investime në burimet natyrore të Kosovës në energjinë termike, ujore, të erës, Â por për këtë duhet rregulluar baza ligjore e institucionale e nevojshme për zbatimin e projekteve.
Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare dhe bankare të pranishme në vendet e Evropës Juglindore.
Në Forum ishte i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
Thaçi siguroi investitorët ndërkombëtare për vullnetin e plotë të Qeverisë së Kosovës për garantimin e investimeve të huaja në energjetikë dhe për të përfunduar të gjitha përmirësimet e nevojshme ligjore dhe institucionale.
Forumi vazhdon nesër me ditën e dytë të punimeve ku do të përfaqësohen kompanitë ndërkombëtare dhe njëkohësisht institucionet shtetërore dhe kompanitë publike të Kosovës.  Â
Â