English

Demokracia e Re kërkon standarde të njëjta për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme

Shkup, 6 Tetor NOA - Partia më e re në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Demokracia e Re kërkon standarde të njëjta për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Në një reagim për mediat, partia që drejtohet nga Imer Selmani, thotë se muajt e fundit dëshmuan që Ministria e Arsimit dështoi në aspektin e zbatimit të ligjit për arsimin e mesme.

Këtu, ajo ilustron rastet me nxënësit e shkollës së mesme Pan­çe Karagjozov" në Shkup, apo mungesa e librave falas që u proklamuan nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria me një marketing të hatashëm.

Kurse vëren se Ministria e Arsimit nuk është treguar aspak e gatshme t'i dëgjojë kërkesat e nxënësve dhe prindërve shqiptarë, "por ajo dhe ka vazhduar me avazin e vjetër, kësaj radhe duke diskriminuar mbi 150 nxënës të shkollës fillore "Panajot Ginovski" në Butel, duke i lënë të njëjtit në një klasë me 40 nxënës, duke përdoruar standarde të dyfishta për nxënësit e kësaj shkolle".

Ndërsa nxënësit shqiptarë mësojnë në paralele me nga 40 nxënës, pa pasur kushte themelore edukativo-arsimore, nga ana tjetër nxënësit e bashkësisë etnike maqedonase mësojnë në paralele me nga 15 apo 20 nxënës, - konstaton Demokracia e Re.

Ndaj ajo rikujton Ministrin e Arsimit që sipas nenit 41 paragrafi 4 dhe 5 të ligjit për arsim fillor thuhet qartë se çdo paralele duhet të numëron jo më shumë se 34 nxënës në një klasë.

"Prandaj Demokracia e Re kërkon nga Qeveria dhe MASH, që të përdorin standarde të njëjta për të gjithë nxënësit pa marrë parasysh se cilës bashkësi etnike i takojnë".

Po ashtu Demokracia e Re thotë se i bën thirrje Ministrisë së Arsimit që të aplikon ligjin dhe kushtetutën në mënyrë të njëjtë për të gjithë sepse para ligjit dhe kushtetutës të gjithë jemi të barabartë.

"Shpresojmë që Ministria e Arsimit të përmirëson gabimet e bëra në të kaluar dhe të kthehet në rrugën e drejtë drejt standardeve perëndimore për arsim fillor dhe të mesëm", - përfundon reagimi i partisë Demokracia e Re.

/a.b/e.r/NOA/

KOMENTE