English

Divorci Inva Mula-Pirro Çako, gjykata urdhëron: Fëmija të zgjedhë në gjyq me kë do jetojë

Tiranë, 5 Tetor NOA - Divorci i sopranos me famë botërore Inva Mula dhe këngëtarit Pirro Çako ka vazhduar sot me debate të ashpra për caktimin e kujdestarisë së djalit të tyre 14-vjeçar, Anthony.

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Rrethit të Tiranës, mbrojtësi i Mulës, Sokol Çomo ka pranuar që të caktohet një psikologe nga ana e gjykatës në mënyrë të tillë që të përcaktohen kushtet e nevojshme se kush nga të dy prindërit të jetë i përshtatshëm për kujdestarinë.

Ndërkohë që mbrojtësja e Çakos, Holta Kotherja ka kundërshtuar caktimin e një psikologeje.

Pas më shumë se dy orë debatesh, avokatja mbrojtëse Holta Kotherja ka qenë dakord që të përgatisë me shkrim detyrat që do t'i caktohen psikologes.

Në seancën e radhës gjykata është planifikuar që të vendosë se kush nga psikologet do të vlerësojë kushtet ekonomike, familjare në mënyrë të tillë që një prej prindërve të fitojë kujdestarinë e djalit.

Për këtë të fundit do të merret mendimi edhe i vetë Anthony-së.

Kërkesa civile për ndarjen e çiftit Mula-Çako u depozitua më 1 prill të këtij viti nga ana e avokatit mbrojtës të Inva Mulës në Gjykatën e Rrethit të Tiranës.

Në kërkesën e nënshkruar prej saj, sopranoja Inva Mula shpjegonte se martesa me këngëtarin Pirro Çako, kishte marrë fund prej kohësh, pasi ata jetonin të ndarë.

e.r/NOA

KOMENTE