"E vërteta më në fund del në shesh, nuk ka dobi ta fshehësh" - Leonardo Da Vinçi
Nga Sejdi Veseli
Në fillim-tetorin e këtij viti përjetuam një ngjarje të dhembshme e cila na përkujtoi ndodhi të ngjashme nga e kaluara jonë e afërt. Konkretisht, me 01 tetor 2009 u rimbushën klinikat e QKUK me nxënës shqiptar, të sjell me autoambulanca, me automjete terreni të SHPK, me autoambulancat e FSK dhe me vetura private, si raste urgjente nga dy shkollat e tyre në Fushë Kosovë, nga "Hivzi Sylejmani" dhe "Selman Riza".
Kjo dyndje e nxënësve shqiptar drejt Klinikës Infektive kishte filluar një natë më parë, kur edhe ishin ndalur për trajtim 19 prej tyre.
Çfarë ndodhi?
Na i helmuan katilët qindra fëmijë shqiptar, jo edhe pa fajin tonë. Jo siç thuhet zyrtarisht se janë helmuar rreth 50 nxënës. E them siç thuhet zyrtarisht, sepse nëpërmjet kanaleve zyrtare u emetua një rrenë, sepse numri i tyre idhte shumë më i madh. Ky rast i dhembshëm lakuriqësoj edhe një herë, një të vërtetë të hidhur, se edhe në shëndetësi paska asi "kuadrosh" që ushtrojë profesionin e doktorit, të cilët për hir të ruajtjes së kërrigës, përdhosin betimin e Hipokratit dhe i përmbahem me pikë e presje betimit të ri, udhëzimeve të atyre që erdhën në Kosovë kinse për të na këshilluar, se si duhet të sillemi si popull dhe si të ndërtojmë vendin tonë të djegur nga vandalët serbo-çetnik. Por, këto "udhëzime" të këtyre musharëve të ardhur dhe të mbështetur nga forca të mëdha ushtarake e policore, si për nga përmbajtja, ashtu dhe për nga forma e parashtrimit të tyre, nuk mund të quhen ndryshe, pos çfarë në të vërtetë edhe janë: urdhëresa me formë ultimative të kamufluar.
Kjo valë e helmimeve nxori në pah, se jo vetëm nga zyrtarët politik dhe mjetet e informimit, por tani edhe nga mjekët kërkohet që të kenë kujdes për "ruajtjen e stabilitetit në vend"; nuk guxon të përsëritet "gabimi" i vitit 2004, thonë mujsharët ndërkombëtar kur me "fajin" e informatave të cilat u publikuan në opinion të pa kontrolluara ( pra ashtu siç edhe ishte realiteti, jo vetëm se ishin mbytur fëmijë shqiptar, por edhe ishte bërë dukuri bllokimi i rrugëve magjistrale nga grupe rrugaçësh serb të drejtuar nga shteti serbijan) e që për pasojë ndodhi revolta e popullit shqiptar. Zakonisht këto udhëzime përfundojnë me një "këshillë" shumë "miqësore": nëse ndodhë edhe njëherë kështu, autorët e deklarimeve nxitëse nuk mund t'i ikin përgjegjësisë penale!
Duhet konstatuar se zyrtarët "tanë" nuk u dëshmuan për besnikëri ndaj mujsharëve ndërkombëtar vetëm tani, kur u helmuan me qindra fëmijë shqiptar, ata kishin filluar të dëshmoheshin për servilizëm ndaj të huajve kaherë. Pra rrudhja e gojës dhe bllokimi i veprimeve të zyrtarëve shqipfolës nuk ndodhi vetëm tani. Për argumentuar këtë konstatim, mjafton të potencohet vetëm rasti "Kroi i Vitakut", kur zyrtar tanë treguan qëndrim prej butakësh edhe atëherë kur para hundëve të policisë dhe ushtrisë të këtyre mujsharëve ndërkombëtar, paramilitarët serbo-çetnik shtinin edhe me armë zjarri në drejtim të shqiptarëve, të cilët pas 10 viteve përpiqeshin të meremetonin shtëpitë e tyre dhe sa dihet, deri në ditët e sotme nuk është ndërmarrë as edhe një masë ndaj tyre. Përkundrazi, shqiptarët i detyruan të marrin leje ndërtimi për meremetimin e shtëpive të djegura, nga vetë ata që i kishin djegur, paramilitarët e Sheshelit, në krye të komunës së Zveçanit dhe te legjitimuar nga unmikistanezët, euleksi dhe KFOR.
Përballë këtij realiteti imponohet pyetja: Çfarë zhurme dhe çfarë masash represive do të aplikoheshin ndaj ne shqiptarëve në Fushë Kosovë dhe më gjerë, po të ndodhte diçka e tillë me fëmijët e minoritetit serbijan?
Kam bindjen se përgjigja është e njohur edhe për fëmijët në çerdhe!
"Po nuk nxorëm mësim nga historia, ajo do të na përsëritet " - thotë populli
Si duket ne shqiptarët jemi ndër ata pak popuj të cilët nuk e përfillim këtë porosi e cila u përcoll brez pas brezi që nga lashtësia deri në ditët tona, andaj edhe po ballafaqohemi dhe kam drojën e bazuar se do të ballafaqohemi edhe në të ardhmen me repriza të skenave rrëqethëse nga e kaluara e jonë. Çka është edhe më keq ato po luhen dhe do të luhen mbi kurrizin e më të dashurve-fëmijëve të tanë!
Çfarë ishin shenjat e shfaqura te fëmijët e helmuar?
Si zakonisht, të njëri më shumë e të tjetri më pak, te këta fëmijë të helmuar janë shfaqur këtë shenja: te disa zbehje ose skuqje e fytyrës, marrje mëndësh, dhembje të kokës, lodhje, stërlodhje, këputje, zbritje të shtypjes ose alivanosje, të vjella, vështirësim të frymëmarrjes, ngërçe të muskujve, dridhje të trupit, dhembje në stomak, ngushtim të bebëzave...te disa prej tyre kishte edhe krizë të ankthit dhe shtim të sekrecionit të pështymës....Këto raste i kam vërejtur drejtpërdrejti gjatë ndihmesës time modeste për bartjen, sa më të shpejt të këtyre të rinjve, prej mjetit të transportit deri brenda Klinikës infektive, si dhe gjatë hosptalizimit të tyre.
Bazuar në njohurit e mia modeste nga fusha e MKBA, në konsultimet me ekspert shqiptar nga territori i Shqipërisë Natyrale dhe në literaturën ushtarake, po marr guxim të shpreh dyshimin tim të bazuar, se këto shenja të cilat vëreheshin tek fëmijët që sillnin në QKUK, janë pasojë e reaksioneve të organizmit nga veprimet neuro-paralizuese të shkaktuara nga kontakti me ndonjë materie e cila për nga përbërja dhe dedikimi i saj, i përket grupit të helmeve nervore.
Edhe pse shenjat e shfaqura tek të helmuarit ishin më të buta, në krahasim me helmimet e para 20 viteve, në Shkollën "Luigj Gurakuqi" të Klinës, më vonë në terë hapësirën e Kosovës administrative, si dhe me ata të vitit 2002 që ndodhën në Kumanovë dhe Tetovë, megjithatë ngjashmëria vërehet shumë qartë. Me siguri ekziston edhe ngjashmëria kimike e substancës që shkaktoj helmimet e këtij fillim tetori, me ato u që u zbuluan para 20 viteve në urinën e të helmuarve, nga toksikologu dhe biokimisti kroat, Franjo Pllavshiq dhe me molekulat e substancës të zbuluara më vonë nga mjeku francez, dr. Bernard Benedetti, gjatë analizave të gjakut të personave të helmuar, të cilat u kryen ne dy laboratorë të Kryeqytetit frëng.
Në këtë rast u vërejt edhe një ngjashmëri mentalitetit të një numri fatmirësisht të vogël të disa mantel-bardhëve me mentalitetin e disa kolegëve-përkatësisht të profesorëve të tyre. Kjo ngjashmëri mund të pasqyrohet kështu: para 20 vjetësh disa mantel bardhë deklaronin: " po simulojnë shqiptarët...kjo është një histeri kolektive, studentët e tyre po deklarojnë: ky është një "reagim kolektiv psikik". Çka është për t'u çuditur, atëherë pedagogët i mbronin nxënësit e vetë edhe pse kjo ishte punë me rrezik, paguhej me jetë, ndërsa disa prej "pedagogëve" të këtyre nxënësve të helmuar nuk shprehin as edhe një shenjë të dhembjes për nxënësit e tyre, por i akuzojnë, si p.sh. asgjë nuk kanë, ata po dalin në këmbë të veta apo po alivanosen vetëm vajzat nga pasojat e dietës.....
Çfarë janë helmet nervore?
Helmet nervore janë produkte kimike të cilat nxirren nga thartira orto-fosforike dhe piro-fosforike. Përfaqësuesit kryesor të kësaj grupe janë: Soman, Sarin, Tabun, DFP(shkurtesa britanike për Dipropoksi-(2)-fosforil-fluorid),Fosforkolin dhe Fosforil-tiokolin...
Aplikimi i këtyre helmeve mund të bëhet në shumë mënyra. Mënyrën e aplikimit e përcaktojnë synimet e urdhërdhënësit për aplikimin e tyre. Në rastin konkret, mund të dyshohet se substanca helmuese është spërkatur në mure të shkollës, përreth dritareve, në sallat e mësimit, në tualete, korridor dhe në hapësirën para hyrjes së ndërtesës së shkollës. Për kundër faktit se shumica e helmeve nervore janë lëngje pa ngjyrë dhe pa erë, të gjithë fëmijët e helmuar dhe ata që kanë hyrë në klasa, ankohen se kanë ndie një erë të keqe. Mund të dyshohet me bazë, se vetia ngacmuese e substancës së hedhur në muret e shkollës, në kontakt me ngjyrën e murit, ka shkaktuar reaksion kimik dhe era e keqe ka qenë produkt i këtij reaksioni. E njëjtë gjë ka mund të ndodhë nëse kjo substancë është hedhur përreth dritareve dhe reaksioni i vetisë ngacmuese acidike me kitin apo shkumën përforcuese ka shkaktuar këtë erë të keqe që e kanë ndie nxënësit.
Është e ditur se disa prej pjesëtarëve të kësaj familjeje të helmeve shumë të rrezikshëm, sidomos Sarina dhe Somani, nëse nuk ndërmerren masat e menjëhershme për dekontaminimin rrënjësor dhe profesional, mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë në formë aktive, kështu që rrethina dhe objektet e kontaminuara do mbeten të tilla për një kohë të gjatë dhe rrezik permanent për të painformuarit dhe gjallesat në përgjithësi. Ky dekontaminim duhet të bëhet patjetër edhe në objektet e shkollave "Hivzi Sylejmani" dhe "Selman Riza". Por si do të bëhet dekontaminimi i këtyre shkollave, kur ende nuk janë krye veprimet e paraprake dhe të plota për detektimin dhe identifikimin e kontaminantit?
Këto veprime është dashtë të bëhen që në ditën kur është zbuluar grupi i parë (19 veta) i fëmijëve të helmuar.
Detektimi jo vetëm i helmeve nervore por i substancave kimike helmuese në përgjithësi, bëhet me mjetet përkatëse për vëzhgimin të terrenit, për të cilin dyshohet me bazë se është i kontaminuar. Në ditët tona, mjeti elementar për detektim kimik është detektori automatik.
Ekipit për detektim kimik, në urdhëresën për realizimin e plan-detyrës i përcaktohet se objektivi i tij është i përqendruar në zbulimin dhe identifikimin e helmeve, identifikimin e zonave me koncentrim më të lartë të kontaminantit, vënia e shenjave që bëjnë kufizimin e terrenit të kontaminuar dhe përgatitja e udhëzimeve dhe shpjegimeve përkatëse për ekipin i cili do të merret me dekontaminimin e terreni të caktuar. Kjo është e domosdoshme. Përveç të tjerash edhe për përgatitjet e ekipit për dekontaminim, sepse në bazë të udhëzimeve dhe shpjegimeve të ekipit për detektim, mund të përzgjidhet edhe preparati përkatës, si dhe koncentrimi i tij në tretësirën për neutralizimin e kontaminantit dhe dekontaminimin e plotë të terrenit dhe objekteve të kontaminuara.
Në kohën tonë detektimi i substancave kontaminuese në cilindo terren nuk është ndonjë punë aq e vështirë, siç po i prezantohet publikut nga disa nga autoritetet shëndetësore të Kosovës, sidomos të disave të QKUK-së. Kjo më shtyri t'ua them publikisht këtyre zotërinjve, se nëse keni menduar se nuk do të ndodhë kurrë diçka e tillë, së pari keni harruar cilët i kemi në fqinjësi dhe çka janë ata të gatshëm të bëjnë kundër shqiptarëve; së dyti nga galopi i shfrenuar pas honorarëve keni renë në provim, duke mos siguruar bile një detektor kimik dhe pajisjet përkatëse për mjekësinë ligjore.
Detektimi, identifikimi dhe shkalla e koncentrimit të helmit, jo vetëm në zonën e kontaminuar (dy shkollat në F.Kosovë), por edhe në rrobat e fëmijëve të helmuar dhe në mjetet të cilat kanë shërbye për transportimin e të helmuarve deri në QKUK, ka mund të bëhet, për një kohë shumë të shkurtë- brenda ditës kur kanë ndodhë helmimet. (Të mos harrohet, të gjitha këto automjete është dashtë të dekontaminohen.)
Kjo do t'u lehtësonte punën mantel-bardhëve të cilët përpiqeshin me përkushtim, pa mjete mbrojtëse dhe të larë në lot dhe djersë, që kur të përcjellin mostrat që murrën nga pacientët e intoksikuar, drejt laboratorëve të avancuara, të përcaktoheshin më saktë se në cilin drejtim duhet të orientohen analizimet.
Kjo punë do të bëhej me ndihmën e një detektori të vetëm digjital. Atij, M4 JCAD (Joint Chemical Agent Detector) të bazuar në LCD (Lightweight Chemical Detector), i cili nuk kushton shtrejt, por edhe ka mund të huazohet nga KFOR-i amerikan, të cilin me siguri e ka në përdorim dhe besa edhe do t'ua falnin bshkë me trajnimin e personelit. Kam bindjen, se as që keni kërkuar ndihmë nga këta miqtë tanë të dëshmuar, ashtu siç nuk keni kërkuar nga Ushtria e Shqiptare e cila ma siguri ka pajisje dhe përvojë të pasur!
Trajtimi i një të helmuari fillon që në vendin e kontaminimit.
Ky trajtim fillon me vënien e maskës mbrojtëse, tërheqjen sa më larg vendit të kontaminuar dhe me dhënien e një ampule atropin sulfat 0,5 mg/ml. Ko pasohet me transportimin urgjent drejt institucionit më të afërt shëndetësor.
Nga informatat që kam nga burime në QKUK, nga bisedat dhe fletëlëshimet nga Klinika Infektive, mësova diçka befasuese, nuk është dhënë as edhe një ampulë e Atropinës.
Për pasojë ambulancat e QMF në F.Kosovë, vazhdojnë të frekuentohen nga të „kuruarit" nga helmimi pa përdorimin e antidotit ndër ma kryesorët....
Me dëshirat për shërim të shpejtë të fëmijëve tanë!
(*) Dërguar nga autori
Referenca:
Literatura e Ushtrisë Shqiptare;
Formulari Terapeutik, Tiranë 2002
Literatura e ushtrisë kroate dhe boshnjake;
Enciklopedia Ushtarake nr.2
Leksikoni ushtarak i ish APJ-së
TRDEWAYS LTD
Atropin Auto Injector NSN 6505-43-00-2800
Text Box comment For Additional Information Contact:
184 Duke of Gloucester Street TEL: 1-410-295-0813
Annapolis, Maryland 21401 FAX: 1-410-295-0821
United States of America E-MAIL: Office@TradewaysUSA.com