Islamabad, 5 tetor NOA-Një sulmues vetëvrasës i veshur me rroba ushtarake shpërthen veten në ndërtesën e fortifikuar të Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së në kryeqytetin, Islamabad duke vrarë së paku 4 vetë.
Ministri i brendshëm, Rehman Malik ka fajësuar lëshimet në kuadër të forcave të sigurimit të cilat nuk kanë arritur të vërejnë rrezikun.
Ai tha se sulmuesi që ishte veshur si anëtarë i sigurimit dhe kishte pasur së paku 7 kilogram eksploziv në trupin e tij ka kërkuar që të përdorë banjon.
Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulm por dyshimet çojnë në drejtim të Talibanit.
Shpërthimi ndodhi ndërsa Sekretari britanik i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes po fillonin një vizitë zyrtare në Islamabad.
Në agjendën e bisedimeve janë masat kundër terrorizmit si dhe ankesat nga autoritetet pakistaneze rreth vonesave së dhënies së vizave britanike për shtetasit pakistanezë.