Korçë, 5 tetor, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e 24-vjeçarit Romeo Troka, lindur dhe banues në këtë qytet.
Sipas burimeve policore, ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të "Plagosjes së lehtë me dashje" dhe "Prishje të rendit dhe qetësisë publike", parashikuar nga nenet 89 e 274 të Kodit Penal.
Ky person është shpallur në kërkim në bazë të urdhrit të ekzekutimit të Gjykatës së Korçës, e cila e ka dënuar atë me 32 ditë burg.
Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
n.e/NOA
Â
Â