English

Kriza, VIP-at nisin vishen me "arnime". Julia Roberts: Kemi nisur të kursejmë

Hollivud, 5 tetor, NOA - Një garë e vërtetë kursimesh ka nisur të ndihet edhe në botën e Hollivudit, aty ku dukej se përherë paratë derdheshin lumë për yjet e skenës botërore.

Kriza ekonomike duket se i ka bërë stilistët të kursehen gjatë dizajnit të veshjeve të fundit, duke anashkaluar mbivendosjet apo sajesat e tepruara të copave të fustaneve apo veshjeve të ndryshme në sfilita.

Me të tilla, është shfaqur së fundmi edhe ylli i kinemasë, Julia Roberts, e cila ka pohuar se është e vërtetë që ka nisur të kursejë si kurrë ndonjëherë në jetën e saj.

Por një gjë e tillë vlen të thuhet edhe për botën e çantave apo bizhuterive, të cilat kanë filluar gjithashtu të bëhen më të vogla dhe me më pak elemente, duke i kursyer në maksimum ato.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE