Tiranë, 5 tetor NOA-Pas dorëheqjes së kreut të policisë bashkiake, Ndrec Deda, kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka emëruar sot zëvendësuesin e tij, Â Zyhdi Dajti.
Në prezantimin e drejtorit të ri të policisë, Rama ka theksuar se do të punohet edhe më shumë për cilësinë e bashkëjetesës qytetare dhe roli i policisë në këtë drejtim do të jetë edhe më i madh.
 "Sot me plot të drejtë qytetarët dhe qytetaret e Tiranës kërkojnë edhe më shumë nga ju, kërkojnë që Policia Bashkiake të jetë edhe më e përgjegjshme, të jetë edhe më e gatshme, të jetë edhe më e mirësjellshme, të jetë edhe më e aftë dhe e përgatitur për t'ju gjendur pranë.
Â