English

Kuvendi me procedurë të re, nga java e ardhshme punime vetëm ditën e enjte

Tiranë, 5 tetor NOA-Kryetarja e kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka vendosur që kuvendi të zhvillojë punimet vetëm një herë në javë, ditën e enjte.

Sipas saj, kjo bëhet për t'i lënë më shumë orë komisioneve të diskutojnë mbi projektligjet që presin të miratohen.

Procedura e re u miratua në mbledhjen e konferencës së kryetarëve

"Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që duke filluar nga java e ardhshme, përqendrimi dhe fokusi kryesor i punës do të jetë në komisionet parlamentare, ku kërkohen konsultime, ftesë të grupeve të interesit, të organizatave të ndryshme joqeveritare etj.

Kjo punë do të bëhet në komisione, në ditët e hënë, të martë dhe të mërkurë, për të lënë që ditën e enjte të bëhet seanca plenare", sqaroi kryetarja Topalli procedurën e re të vendosur nga Konferenca e Kryetarëve.

    Â

KOMENTE