Vlorë, 5 tetor NOA - Gjykata e Vlorës e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e kreu të Hipotekës, Edmond Banushi duke vendosur ta lirojë atë me kusht.
Vendimi është marrë sot ku, kreu i Hipotekës, Edmond Banushi, i cili u arrestua më datë 2 tetor u lirua me kusht.
Banushi u kap nga policia bashkë me një ish punonjës të zyrës së regjistrimit të pasurive dhe një biznesmen, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.
Ndërkohë gjatë seancës së sotme për masën e sigurisë, Gjykata e Vlorës arriti në konkluzionin se arrestimet ishin të paligjshme, për arsye se çështja për të cilën gjykohen nuk përbën një krim të rëndë. Tre të arrestuarit e policisë, tashmë do të paraqiten me detyrim në gjykatë ndërsa do të jenë të lirë.
k.k/NOA