English

Ministri Prifti: Në planet e mija, vëmendje "speciale" zhvillimit të biznesit

Tiranë, 6 tetor NOA - Takimet e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës z. Dritan Prifti në kuadër të zhvillimit të biznesit si edhe të nxitjes së investimeve të huaja në Shqipëri kanë vazhduar mbrëmjen e së hënës me biseda të njëpasnjëshme me diplomatë të huaj.

Kështu Prifti ka takuar Drejtoreshën e USAID znj. Roberta Mahoney, Ambasadorin e Spanjës z. Manuel Montobbio, Ambasadorin e Italisë z. Saba D'Elia, duke vazhduar me Ambasadoren e Maqedonisë znj. Blagorodna Mingova Krepieva.

Qëllimi i këtyre vizitave ishte jo vetëm prezantues, por edhe një kërkesë për rritjen e mundësive të bashkëpunimit dypalësh.

Ministri Prifti shprehu qartë prioritetet e qeverisë si edhe objektivat e tij, në veçanti për të gjitha pasuritë minerare, energjetike, gjeotermale, si edhe vënien në funksion të bursës së Shqipërisë, duke krijuar një mjedis sa më të përshtatshëm dhe tërheqës për investitorët e huaj.

"Çdo marrëveshje dypalëshe e çdo lloji do të ishte jo vetëm një përfitim ekonomik, por edhe një eksperiencë ndërkombëtare ‘'know-how'', në të cilën mbështetet edhe zhvillimi afatgjatë: - theksoi ai.

Prifti lajmëroi se biseda me Ambasadorin e Italisë z. D'Elia do të zgjerohet dhe avancohet më tej së shpejti në një takim me Zëvendësministrin për Zhvillimin Ekonomik të Italisë z. Adolfo Urso .

Duke shprehur mirënjohjen dhe respektin për përpjekjet e deritanishme z. Prifti i falënderoi palët duke i ofruar mbështetjen e tij për çdo mundësi bashkëpunimi në drejtim të zhvillimit të biznesit në Shqipëri dhe duke kërkuar përforcimin dhe mbarëvajtjen e marrëveshjeve ekzistuese.Â

e.r/NOA

KOMENTE