Madrid, 5 tetor, NOA - Duket se Kristiano Ronaldo është shansi i vërtetë i skuadrës së Realit të Madridit dhe kjo tashmë nuk ka më asnjë dyshim për t'u vënë në dukje.
Këtë e tregoi më së miri fakti se që me mungesën e tij të parë në ndeshje, ky ekip ka pësuar humbje, nëdrsa ka pësuar fitore në katër të kaluarat ku Ronaldo ka qenë i pranishëm.
Kështu, në sfidën e parë të vërtetë, në mungesë të tij, Real Madridi ka pësuar humbje nga Sevilla, në ndeshjen e zhvilluar të dielën mbrëma në Roman Sanchez Pizjuan, me rezultatin 2-1.
Vendasit kaluan në epërsi me anë të Jesus Navas në minutën e 33-të dhe me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë e takimit. Pas kësaj ndeshjeje, Barcelona qëndron në krye të tabelës me tri pikë diferencë nga Real Madridi dhe Sevilla që tashmë kanë pikë të barabarta.
n.e/NOA
Â
Â
Â