English

Nis sot në Suedi ndarja e çmimeve Nobel, në garë janë vënë gjithsej 205 kandidatë

Stokholm, 5 tetor, NOA - Rreth 205 emrat e kandidatëve të parashtruar për çmimin Nobel 2009, duke filluar që sot, nisin garën mes tyre.

Ajo nis sot me ndarjen e çmimit Nobel në Physiology dhe Medicine, çmime që jepen prej Fondacionit Nobel, i cili kësaj radhe do t' i jepet shkencëtarit Riksbank Sveriges.

Komisionet e çmimit Nobel në Fizikë, Kimi, Physiology e Medicine, Literature dhe Komiteti i çmimit për Ekonomik, për çdo vit në tetor, zakonisht merr emrat 250-300 kandidatëve, të çdo viti për fitimin e çmimit Nobel.

Numri i kandidatëve për të marrë çmimin Nobel, këtë vit thonë zyrtarët e këtij çmimi, është numri më i lartë i kandidaturave për Çmimin Nobel i shënuar ndonjëherë.

Rekordi i fundit ishte në vitin 2005, kur Komiteti ka marrë 199 emra kandidatësh për marrjen e çmimit.

Çmimin Nobel në Fizikë do të shpallet të martë, më 6 tetor dhe të mërkurën 7 tetor, çmimi në Kimi.

Këto tre çmime do të paraqiten të gjithë në Stokholm, Suedi.

Fituesi i çmimit Nobel për letërsi, do të shpallet më 8 tetor, ndërsa Akademia e Nobelit bëri të ditur se më 8 tetor, e enjte do të shpallë fituesin e çmimit prestigjioz për letërsi, Nobel.

Mediat më herët kishin njoftuar se ky çmim do të shpallej më 1 tetor, por për shkaqe të paditura është shtyrë për datën 8 tetor. Në Suedi ka filluar të flitet se anëtarët e jurisë për çmimin e letërsisë nuk kanë arritur të dakordohen për një emër të caktuar dhe ekziston mundësia e shtyrjes së ditës së shpalljes së këtij çmimi.

Ish-presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari, 71 vjeç, ka fituar çmimin Nobel për paqen në Tetor, 2008, për përpjekjet e tij, që përfshinin më shumë se tre dekada, për zgjidhjen e konflikteve të shumta ndërkombëtare. Një vend të posaqëm ka zënë, Plani i tij për pavarësinë e Kosovës, shpallur më 17 shkurt 2007.

NOA-INA

Â

KOMENTE