English

Nisin punimet për qendrën e madhe tregtare në Farkë, Berisha falenderon insvestitorët

Tiranë, 5 tetor NOA-Kryeministri Berisha mori pjesë dje në ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve të Tirana East Gate, një qendër tregtare, e pozicionuar në komunën Farkë, 4 kilometër larg Tiranës.

Në këtë ceremoni, të organizuar nga grupi Balfin, njëkohësisht edhe investitor i kësaj qendre, ishin dhe ministra të kabinetit qeveritar, pushtetarë lokalë dhe biznesmenë të tjerë shqiptarë e të huaj.

Në fjalën e tij përshëndetëse për fillimin e këtij investimi me një vlerë prej 48 milionë eurosh dhe ku do të punësohen rreth 2500 persona, kryeministri Berisha vlerësoi punën e biznesmenit Artan Mane dhe mbështetjen financiare të fondit shqiptaro-amerikan.

"Duke inauguruar këtë qendër të madhe, ai i jep një inkurajim dhe nxitje shumë të madhe tregut dhe investimeve në tërësi, por njëkohësisht edhe punësimit në Shqipëri në tërësi. Qendra është një investim i madh, 50 milionë euro, punëson direkt apo indirekt, rreth 2500 qytetarë shqiptarë dhe ashtu siç theksoi miku im Granoff, i jep tregut shqiptar lukun evropian", u shpreh Berisha.

Më pas ai ka falënderuar përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, zotit Berg.

Sipas Berishës ai mbetet investitori kryesor, mbështetësi kryesor i sektorit privat në Shqipëri dhe një mbështetës i fuqishëm i qeverisë shqiptare në përpjekjet e saj për ndryshimin e vendit.

KOMENTE