English

Obama uron Berishën: Pres të vazhdoj të punoj me ju për lirinë dhe mirëqenien në botë

Tiranë, 5 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Z. Xhon L. Uidhërs II, i cili i dorëzoi mesazhin e urimit të Presidentit, Barak Obama për fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe formimin e qeverisë së re.

"I dashur Kryeministër, ju lutem pranoni përgëzimet e mia për rikonfirmimin e mandatit tuaj si Kryeministër i Shqipërisë.

Pres me padurim të vazhdoj të punoj së bashku me ju për të promovuar lirinë dhe mirëqenien në të gjithë botën.

Për mua ka qenë një nder i madh që së bashku me udhëheqësit e tjerë të vendeve të NATO-s të mirëpresim Shqipërinë dhe Kroacinë si anëtarët më të rinj të Aleancës në samitin e Strasburg-Kehlit, në fillim të këtij viti" thuhej në mesazhin e urimit të Obamës drejtuar Berishës.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë kontributin e Shqipërisë në shtrirjen e paqes e stabilitetit në botë. Mbetem i angazhuar të vazhdoj bashkëpunimin me ju dhe të përkrah aspiratat Euroatlantike të vendit tuaj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vlerësojnë lart marrëdhëniet e ngushta e miqësore me Shqipërinë. Jam i bindur se bashkëpunimi ynë i vazhdueshëm do t'i konsolidojë edhe më tej lidhjet midis dy vendeve tona.

I uroj qeverisë suaj dhe juve personalisht sukses të plotë në mandatin e ri qeverisës si Kryeministër" pëfundon mesazhin e tij presidenti i SHBA-së, Barak Obama.

k.k./NOA

KOMENTE