Tiranë, 5 tetor NOA - Partia Socialiste, i bëri thirrje sërish sot kryeministrit, Sali Berisha të mos pengojë zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit gjë e cila do të kthejë më pas opozitën në Kuvend.
"Kryeministri ka vetëm një rrugë për ta kthyer opozitën në parlament dhe jetën politike në normalitet: Të mos pengojë zbardhjen e të vërtetës së 28 qershorit, të plotësojë kërkesën e opozitës për hetim parlamentar të pavarur prej tij, dhe të mos mbajë peng kutitë e votimit, por të lejojë hapjen e tyre para popullit.
Përndryshe do të përballet me pasojat e vjedhjes së votave, fshehjes së provave dhe e mbajtjes së pushtetit përmes deformimit të vullnetit të popullit" tha sot në një deklaratë për mediat zëdhënësja e Partisë Socialiste Armela Imeraj.
Sipas saj, Berisha duhet të japë llogari, jo të kërkojë llogari!
k.k/NOA