English

Qeveria Gruevski distancohet nga enciklopedia: Ristevski të japë dorëheqje

Shkup, 5 tetor, NOA - Qeveria e Maqedonisë kërkon përgjegjësi nga anëtarët e redaksisë së "Enciklopedisë maqedonase", duke kërkuar prej tyre që të mbajnë pasojat e reagimeve që shkaktoi botimi që hodhën në treg.

Një fakt të tillë e vuri në dukje zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Shefik Duraku.

Sipas tij, për arsye morale qeveria pret që kryeredaktori i "Enciklopedisë" Bllazhe Ristevski të japë dorëheqje. "Është e logjikshme që pas një incidenti të këtillë dikush të mbajë përgjegjësi. Ne si Qeveri presim që minimumi që mund të bëhet në këtë rast, do të ishte dorëheqja e akademikut Bllazhe Ristevski", ka thënë Durak mbi një fakt të tillë.

Në këtë mënyrë, qeveria Gruevski e ka distancuar veten nga akti i botimit të enciklopedisë maqedonase.

n.e/NOA

KOMENTE