English

Raporti i PNUD: Kërkesa për emigrantët do të rritet pas rimëkëmbjes ekonomike

Bankok, 5 tetor, NOA - Kërkesa për emigrantët do të rritet sërish pasi ekonomisë botërore t'i rikthehet mëkëmbja e saj.

Një fakt i tillë pohohet në një raport të fundit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD). Sipas tij, është e vërtetë se kriza ekonomike globale ka zvogëluar rolin dhe kërkesën e emigrantëve në botë, por kjo situatë pritet të ndryshojë me shpejtësi pasi vendet e zhvilluara do të përballen me një rënie të shpejtë të fuqisë punëtore në katër dekadat e ardhshme.

"Pas rimëkëmbjes nga recesioni global, kërkesa për punën e emigrantëve do të rritet", deklaroi Jeni Krugman, autor i raportit më të fundit të PNUD-it mbi emigracionin.     Sipas raportit të PNUD-it, kërkesa për punën e emigrantëve në vendet e zhvilluara do të jetë më e lartë gjatë katër dekadave të ardhshme.

n.e/NOA

KOMENTE