English

Rusia i miraton Serbisë kërkesën për kredinë 1 miliardë dollarë

Stamboll, 5 tetor NOA-Rusia i ka dhënë Serbisë një kredi prej 1 miliardë dollarësh për financimin e defiçitit buxhetor dhe për projekte infrastrukturore.

Lajmi është konfirmuar nga ministri rus i Financave, Aleskey Kudrin në Stamboll.

Sipas tij kredia do të shfrytëzohet për projekte infrastrukturore, para së gjithash për ndërtimin e metrosë në Beograd dhe për qarkoren rreth Beogradit.

Kudrin theksoi se shuma dhe kushtet e kredisë do të precizohen gjatë dy javëve të ardhshme.

Gazeta ditore ruse ‘Komersant' publikoi të hënën se ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, kishte shprehur besimin se Rusia do t'i lejojë Serbisë kredinë në fjalë.

"Gjatë takimit të ardhshëm të presidentit Medvedev do të bisedojmë për mënyrat konkrete të aplikimi të kësaj ndihme, posaçërisht rreth investimeve në infrastrukturën e Serbisë", pohoi Jeremiç, i cili ndodhet në Moskë, për përgatitjen e vizitës së presidentit rus Medvedev në Serbi, më 20 tetor.

KOMENTE