Islamabad, 5 tetor, NOA - Një sulm i fuqishëm vetëvrasës është shkaktuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.
Mësohet se prej tij kanë mbetur të vrarë tre persona, në mesin e të cilëve dhe një shtetas i huaj.
Por policia vendase bën me dijeni se të shumtë kanë qenë edhe personat e lënduar nga ky sulm vetëvrasës në godinën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në kryeqytetin pakistanez.
Deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por besohet se edhe ky mund të jetë kryer nga forcat talebane, të cilat kanë marrë autorësinë e disa të tillave të mëparshme në Pakistan kohët e fundit.
n.e/NOA
Â
Â