Tiranë, 5 tetor NOA - Presidenti, Bamir Topi ka pritur sot homologun e tij çek, Vaslav Klaus dhe më pas kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Për mediat dy presidentët treguan mbi çështjet për të cilat biseduan.
"Biseduam për situatën politike, mbi atë bilateralem mbështetjen reciproke, në mbështetje të organizatave të ndryshme kemi folur gjatë edhe mbi çështjet rajonale duke u fokusuar te çështja e Kkosovës.
Informova presidentin për stabilitetin e institucioneve të Shqipërisë për aspiratën integruese të Shqipërisë e falënderova për ndihën që ka dhënë në drejtim të vendit tonë" deklaroi presidenti Topi gjatë konferencës për shtyp.
Ndërkohë që nga ana e tij presidenti çek, Klaus ka deklaruar se "ka treguar interesin e Republikës Çeke për interesimin e rritjes së marrëdhënieve në të gjitha fushat.
Jemi të interesuar për marrëdhëniet politike kulturore ekonomike".
"Gjatë dy ditëve të ardhshme do të kemi një program intensiv që presim ta përmbushim.
Qysh nga prilli i këtij viti ne jemi dhe partnerë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe  shpresojmë të bëjmë më të mirën për ta mbështetur të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Ajo që mund të t'ju them është se sot në mëngjes ne patëm disa diskutime serioze, prekëm shumë çështje që u përkasin marrëdhënieve tona dy paleshe por edhe ne kontekstin rajonal dhe mezi pres t'i vazhdojmë këto diskutime sot dhe nesër" deklaroi president çek, Klaus.
Gjatë konferencës Klaus u pyet nga gazetarët në lidhje me ratifikimin e traktatit të Lisbonës, të cilin një ditë më parë qeveria Shqiptare u tregua entuziaste dhe e përshëndeti ratifikimin e këtij traktati.
"Nuk kam ardhur këtu për të diskutuar për ratifikimin e traktatit të Lisbonës.
Për sa i përket momentin është e pamundur të ratifikohet ky traktat.
Kështu që edhe sikur do ta doja ta nënshkruaja nuk mund ta nënshkruajë kam vetëm një koment.
Traktati i Lisbonës nuk është i thënë që do të zgjerojë Bashkimin e Evropian" deklaroi Klaus.
Më pas presidenti Topi deklaroi në konferencë se nga Evropa e Bashkuar kërkohet vazhdimi i reformave dhe në mënyrë e veçantë reforma në fushën e drejtësisë ku kërkohet bashkëpunim jo thjesht politik por edhe formal.
"Nuk do të ketë asnjë lloj pengese nga askush për të pasur kurajën që të pengojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ky është një proces i sigurt i cili do të finalizohet me sukses" tha Topi.
k.k/NOA
Â