English

Tre bankat e mëdha , BERZH, BB dhe BEI, i japin Evropës Qendrore e Lindore 23.8 miliardë euro për ekonominë

Stamboll, 5 tetor NOA-Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Evropiane për Investime (BEI) dhe Banka Botërore (BB) arritën një marrëveshje që të ofrojnë 23,8 miliardë euro për periudhën 2009-10 për ekonominë e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Ky ka qenë vendimi që u mor sot pas takimit të përbashkët në Stamboll i shefave të tri institucioneve financiare.

Ndihma financiare do të jepet për mbështetjen e stabilitetit të sistemit bankar dhe për kreditimin e sektorit real të ekonomive të Evropës Qendrore dhe Lindore.

KOMENTE