English

Turizmi rural dhe agroturizmi, një shans për perspektivë të gjerë për Shqipërinë

Tiranë 5 tetor NOA - Nën kujdesin e Ambasadës Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë e Agrikulturës, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, si dhe të Edukimit e Shkencës, është zhvilluar këto ditë në Tiranë, në kuadrin e Fiera Agrobiznes 2009 konferenca Turizmi rural dhe agroturizmi, një shans për perspektivë të gjerë për Shqipërinë.

Në të morën pjesë shumë specialistë shqiptarë dhe italianë.

Ata u përshëndetën nga Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Agrikulturës, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, dr. Merita Petushi, drejtuesi i KASH, dr. Enver Ferizaj, etj.

Këtu, e ka marrë fjalën dr. Walter Trivellizzi, President i Bashkimit Italian të Turizmit të Gjelbër, i cili luan gjithnjë një rol të rëndësishëm në promovimin e turizmit alternativ apo agroturizmit italian në vendet e tjera.

Dr. Trivellizzi u ndal në të dhëna konkrete kur tregoi përvojën italiane, ku në shërbimet agroturistike, ushtrojnë aktivitet 18 mijë kompani me një xhiro vjetore që e kalon shumën një miliard euro.

Dr. Trivellizzi ka nënvizuar diversitetin e terrenit që i jep më shumë avantazh agroturizmit.

Këtu ai theksoi se Shqipëria në këtë sektor i ka shanset të mëdha dhe potencial të dukshëm për investime agroturistike.

Presidenti i Turizmit të Gjelbër, ka bërë thirrje për bashkëpunim italo-shqiptar në këtë drejtim.

e.r/NOA

KOMENTE