Vlorë, 5 tetor NOA - Vjedhja e një kompjuteri Laptop në ambientet e një shkolle 9 vjeçare në Vlorë, i ka kushtuar prangat rojës i cili nuk ka qenë në krye të detyrën në momentin e ngjarjes.
Avdul Malaj 59-vjeç është arrestuar dje nga policia e Vlorës pasi rezultoi se nuk gjendej pranë shkollës "Ibrahim Kushta" ku ishte i punësuar për ruajtjen e saj gjatë 24 orëve kur u vodh një kompjuter.
Burime nga policia thanë se autorët gjatë orëve të natës, duke përfituar nga mungesa e rojës së shkollës kanë shqyer një prej dritareve të katit të parë në anën e pasme dhe kanë hyrë brenda saj dhe më pas kanë shqyer edhe derën e zyrës së Drejtorit të kësaj shkolle duke marrë një kompjuter portabel të tipit- Laptop dhe një aparat celular dhe më pas janë larguar pa u vënë re nga njeri.
Ndërkohë që ngjarja iu ngarkua rojës së shkollës i cili u arrestua për veprën penale të "Vjedhjes" dhe "Shpërdorimit të detyrës.
k.k/NOA