Durrës, 5 tetor NOA - Autori i vrasjes së mjekut radiolog, Fatmir Thaçi ka dalë sot në Gjykatën e Durrësit për të mësuar masën e sigurisë.
Trupi gjykues ka vendosur masën e arrestit, "burg pa afat", për 48- vjecarin Ali Lorja, i cili akuzohet për vrasjen e tre ditëve më parë të mjekut Fatmir Thaçi, në ambientet e spitalit të Durrësit.
Mësohet se Lorja ka dëgjuar me vëmendje vendimin e masës së sigurisë së trupit gjykues dhe nuk ka dhënë asnjë pretendim por gjatë gjithë kohës ka qëndruar i heshtur.
Lorja akuzohet për veprat penale të "vrasjes me paramendim" dhe "armëmbajtjes pa leje".
Ai qëlloi me pistoletë disa herë në kokë mjekun radiolog Fatmir Thaçi në zyrën e këtij të fundit në Spitalin e Durrësit.
k.k/NOA
Â