Madrid, 5 tetor NOA-Familja e poetit të njohur spanjoll, Federiko Garsia Lorka, u ka thënë autoriteteve se nuk dëshiron që mbetjet mortore të tij të zhvarrosen.
Poeti Lorka ishte 38 vjeçar kur u vra në vitin 1936 në fillim të Luftës Qytetare në Spanjë dhe u varros në një varrezë masive. Ekspertët i kanë filluar përgatitjet për hapjen e varrezës, ku besohet se është varrosur Federiko Garsia Lorka dhe viktimat civile të luftës. Por familja Lorka thotë se zhvarrosja dhe identifikimi i mbetjeve mortore, do ta ndanin poetin nga viktimat e tjera civile të luftës. Familja sugjeron që varreza në Alfakar, afër Granadës, të "njihet historikisht dhe moralisht" duke u legalizuar si varrezë.