English

Akuza për mitmarrje, vihet në pranga përgjegjësi i Auditit të Brendshëm në Drejtorinë e Burgjeve

Tiranë, 6 tetor NOA- Vihet në pranga nën akuzën e korrupsionit pasiv, përgjegjës i Auditit të Brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Drejtoria Kundër Krimit Financiar në bashkëpunim me drejtorinë e qarkut të Lezhës përfunduan me sukses operacionin e koduar "Shën Kolli" duke vënë në pranga, Artur Brahaj, 39 vjeç, lindur në Shkodër e banues në Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi Artur Brahaj, duke ushtruar detyrën si Përgjegjës i Auditit të Brendshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve i ka marrë një shtetasi 100 mijë lekë, kundrejt lëvrimit të një fondi për ekzekutimin e një vendimi gjyqësor për largimin e padrejtë nga puna.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lezhë për hetime të mëtejshme.

KOMENTE