English

Bastis kasafortën plot me para të një qytetari, arrestohet nga policia një 26-vjeçar

Tiranë, 6 tetor NOA - Policia e Tiranës ka çuar në qeli një 26-vjeçar të akuzuar për vjedhjen e një sasi të konsiderueshme parash në banesën e një banori të Shkozës.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë kur Dashnor Halilaj 26-vjeç dyshohet se ka hyrë në ambientet e një banesë në Shkozë ku ka vjedhur një sasi të konsiderueshme parash.

Menjëherë pas regjistrimit të denoncimit, efektivat e komisariatit të policisë nr.1, u vunë në lëvizje për të identifikuar dhe arresuar autorin e dyshuar të vjedhjes.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se pas hetimeve të para u bë i mundur identifikimi i autorit kryesor të dyshuar të bastisjes së kasafortës së një banese.

Policia bëri të ditur se në momentin e kapjes 26-vjeçarit ju gjet e u sekuestrua shuma e parave prej 2.538.000 lekësh, 5150 paund dhe 220 euro.

Ndaj tij u mor masa e arrestit për veprën penale të "vjedhjes".

k.k/NOA

KOMENTE