Prishtinë, 6 tetor, NOA Update - Në prani të mediave, kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ai kosovar, Hashim Thaçi sapo kanë nënshkruar 6 marrëveshje të rëndësishme të cilat thellojnë dhe përmirësojnë bashkëpunimin ekonomik dhe politik mes dy vendeve.
Konkretisht, marrëveshjet e firmosura sot janë: marrëveshja në fushën e doganave, marrëveshja për qarkullimin në zonat kufitare, ajo e bashkëpunimit policor ndërkufitar, si dhe e bashkëpunimit të administratave lokale.
Ndërkohë konfirmohet se mes Tiranës dhe Prishtinës do të nënshkruhet edhe marrëveshja e ripranimit të personave me qëndrim të paligjshëm.
Ato janë firmosur edhe nga ministrat e Brendshëm respektivë të të dyja vendeve.
n.e/NOA