Greqi, 6 tetor NOA - Dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Greqi, bëhet betimi i kryeministrit.
Kreu socialist grek, Jorgo Papandreu bëri sot para presidentit betimin si kryeministër.
Ceremonia e shkurtër e betimit u zhvillua sot në Athinë dhe u drejtua nga kreu i kishës ortodokse greke, kryepeshkopi Irenimos dhe presidenti Karolos Papulias.
Partia e Papandreut fitoi 160 nga 300 vendet në parlament në votimet e së dielës më 4 tetor.
Ndërkohë që kryeministri Kostas Karamanlis, fill pasi humbi zgjedhjet, dha dorëheqjen si kryetar i Partisë së Re Demokratike.
Ndërsa kryeministri i ri i Greqisë është angazhuar të formojë qeverinë e re, pritet që ai të bëjë të njohur e kabinetit të ri.
k.k/NOA