Romë, 6 tetor NOA-Gjykata më e lartë në Itali ka filluar rishikimin e një ligji që i jep zotit Silvio Berluskoni, kryeministër i vendit, imunitet nga ndjekja penale ndërsa është në post.
Nëse gjykata vendos se ligji është jo kushtetues, një seri çështjesh gjyqësore kundër zotit Berluskoni do të rihapen.
Në një prej tyre, ai akuzohet se i ka dhënë rryshfet një avokati për ta mbrojtur atë duke dhënë dëshmi të rreme.
Ligji për imunitet u prezantua vitin e kaluar, gjashtë javë pasi zoti Berluskoni filloi mandatin e tij të tretë si kryeministër.
Â