English

Konferenca/ Thaçi: Berisha, projektuesi i ëndrrës sonë, Berisha: Kosova në 20 muaj, arritje rekord

Tiranë, 6 tetor, NOA Update - Në një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila është duke u mbajtur gjatë këtyre momenteve në Prishtinë mes kryeministrit shqiptar, Sali Berisha dhe atij kosovar, Hashim Thaçi, përfaqësuesit e dy vendeve kanë shprehur fillimisht mirënjohjen për përpjekjet e përbashkëta në të mirë të prosperitetit të përbashkët.

Kryeministri kosovar nga ana e tij e ka cilësuar homologun e tij, Berisha, si "arkitekt" i ndryshimeve në Shqipëri, duke e falëndëruar atë edhe për realizimin e projektit madhor që lidh dy vendet tona, autostradën Durrës-Kukës.

Lidhur me të, Thaçi i ka pohuar Berishës se edhe pala kosovare po bën përpjekjet nga ana e saj për zgjatjen e këtij aksi në brendësi të territorit të Kosovës.

Ndërkaq, Thaçi e ka falënderuar Berishën për të gjitha përpjekjet e tij personale dhe të qeverisë që përfaqëson për njohjen e shtetit të Kosovës, për të cilin i ka thënë se të gjithë kosovarët janë angazhuar që ta krijojnë sa më të fortë dhe të qëndrueshëm.

Në një kuadër më të gjerë, kryeministri kosovar e ka falënderuar Berishën edhe për kontributin e tij në procesin integrues evropian të vendit të tij.

Thaçi ka vlerësuar nga ana e tij se raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi do të shtohet edhe më tej në të ardhmen.

Nga ana e tij, kryeministri Berisha ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj homologut Thaçi për rolin dhe kontributin e tij personal në momentet më vendimtare të Kosovës, si pavarësia e saj dhe momentet e para të krijimit të shtetit të ri.

"Në 20 muaj, Kosova ka shënuar arritje të mëdha kombëtare dhe ndërkombëtare, më shumë se çdo vend tjetër në historinë e re", deklaroi Berisha, duke i dhënë meritën për këtë gjë, udhëheqjes së Kosovës e duke thënë se "luftëtarët e lirisë po ndërtojnë vlerat për të cilat ata luftuan".

Sipas Berishës, në Kosovë kemi të bëjmë me zhvillime shumë të rëndësishme në një kohë rekord të shkurtër.

Këtu ka përmendur ecurinë e procesit të decentralizimit, anëtarësimin në dy institucionet më serioze si FMN apo BB, si edhe atë të shtimit të njohjes si shtet nga vendet e tjera etj.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE