Prishtinë, 6 tetor NOA-Kosova dhe Kroacia do të nënshkruajnë nesër një marrëveshje për bashkëpunim policor.
Memorandumi i mirëkuptimit do nënshkruhet në Prishtinë nga ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Zenun Pajaziti dhe nga homologu i tij kroat, Tomislav Karamarko.Në takimin e dy ministrave do të bisedohet edhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.