English

Kosovë, Berisha nderohet me "Medaljen e artë të lirisë"

Prishtinë, 6 tetor NOA - Kryeministri, Sali Berisha gjatë vizitës së sotme në Kosovë e para pas pavarësisë, u nderua me "Medaljen e artë të lirisë", të akorduar nga Presidenti i Republikës së Kosovës , me motivacionin "Për kontributin e lartë në mbrojtje të lirisë së Kosovës".

Kjo medalje iu dha kryeministrit Berisha, nga Presidenti Sejdiu gjatë seancës plenare të mbajtur në Kuvendin e Kosovës, me rastin e vizitës së kryeministrit Berisha.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Presidenti Sejdiu, vlerësoi përkrahjen dhe kontributin e rëndësishëm të kryeministrit Berisha dhënë në vite për Kosovën dhe popullin e saj: "Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës ju falënderojnë nga zemra për përkrahjen e pa rezervë që ju, qeveria dhe i gjithë populli i Shqipërisë i keni dhënë Kosovës në vazhdimësi, dhe në çastet më të rënda të historisë sonë." u shpreh zoti Sejdiu.

"Zoti President, medalja e artë që më akordoni sot përbën për mua një akt madhor krenarie për të gjithë kontributin që qytetarët e Kosovës dhe Kosova dha për lirinë e kombit, lirinë e rajonit dhe më gjerë, përbën për mua nderimin më të madh, sepse këtu në Kosovë u zhvilluan të gjitha lëvizjet e mëdha për liri të shqiptarëve, ndaj dhe unë ndihem shumë krenar me medaljen që ju më dhatë" u shpreh kryeministri Berisha duke e vlerësuar këtë medalje si nderimin më të madh.

k.k/NOA

KOMENTE