English

Krerët e Aleancës Rajonale të Visegradit, në një takim për Ballkanin Perëndimor

Budapest, 6Â tetor, NOA - Një takim i posaçëm po zhvillohet sot në kryeqytetin hungarez mbi çështjet aktuale në lidhje me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Bëhet e ditur se ai është organizuar nga ministrat e Jashtëm të "Grupit të Visegradit", i cili në fakt është një aleancë rajonale e katër shteteve: Republikës Çeke, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë.

Pika e parë dhe më e rëndësishme e axhendës së diskutimeve do të jetë mbështetja e këtyre vendeve ndaj aspirateve të vendeve të Ballkanit Perëndimor për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Më pas, katër kryediplomatëve të Grupit të Visegradit do t'u bashkohen homologët e tyre të Belgjikës dhe Spanjës, që do të informojnë pjesëmarrësit lidhur me rolin e çështjeve të Ballkanit Perëndimor gjatë kryesimit të presidencës së radhës së BE-së nga këto dy vende vitin a ardhshëm.Â

Por në drekën e këtij takimi do të jenë gjithashtu të pranishëm edhe ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, dhe ku do të kenë rastin të zhvillojnë bisedime me homologët e tyre.

Â

KOMENTE