Tiranë, 6 tetor NOA - Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Fatmir Mediu, takoi sot ambasadorin italian në Shqipëri, Saba D'Elia.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve.
Ambasadori italian, i përcolli ministrit Mediu, gatishmërinë e vendit të tij për forcimin e bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm mjedisor.
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave aktualisht ka marrëdhënie institucionale me Ministrinë e Mjedisit, Tokës dhe Detit të Republikës së Italisë, e cila konsiston në hartimin dhe zhvillimin e programeve, iniciativave, projekteve te përbashkëta për mbrojtjen, parandalimin dhe reduktimin e ndotjes se mjedisit, si dhe promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm.
Gjithashtu, pikë tjetër e marrëdhënies dypalëshe është ajo e identifikimit të projekteve të përbashkëta pilote për t'u zbatuar në Republikën e Shqipërisë, sipas kërkesave të protokollit të Kiotos, për gjenerimin e krediteve të karbonit ose siç quhet edhe ndryshe të Reduktimeve të Certifikuara të Shkarkimeve (RÇSH-ve) në këmbim të investimeve që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm.
Bashkëpunime të tjera, ekzistojnë në sektorin e peshkimit, kërkimeve të përbashkëta shkencore etj.
Në kuadër të kë kësaj marrëdhënie, ambasadori, D'Elia i theksoi ministrit Mediu, ndihmën e vendit të tij në investime në sektorë të ndryshëm, si një shtysë e domosdoshme për përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.
k.k/NOA
Â
Â