English

Moisiu nga Berati, mbështet opozitën për bojkotin, sulmon qeverinë dhe historianët

Berat, 6 tetor NOA-Vendimi i opozitës për të bojkotuar parlamentin ka gjetur mbështetjen dhe të ish presidentit të vendit, Alfred Moisiu.

Nga qyteti i Beratit, ku ka promovuar librin e tij "Midis Nanos dhe Berishës", ish kreu i shtetit ka theksuar se akuzat e opozitës për manipulimin e zgjedhjeve do të merrnin fund me hapjen e kutive të kontestuara nga ata.

Nuk mund të them se është apo jo bojkoti mënyra më e mirë, por gjykoj se kjo është një përpjekje që vërtet kërkon që të përfundojë njëherë e mirë manipulimi i zgjedhjeve në Shqipëri" u shpreh Moisiu.

Moisiu ka reaguar dhe për marrëveshjen e kufijve me Greqinë.

Sipas tij, ky vendim është më shumë një servilizëm i qeverisë shqiptare ndaj asaj greke.

Duke iu referuar tekstit të hsitorisë së 12, Moisiu akuzoi historianët se po bastardojnë në mënyrën më të rrezikshme historinë e shqiptarëve.

KOMENTE