English

Ndalohet i kërkuari, ndaj tij ekzistonte dënimi për 1 vit e 1 muaj burg

Korçë, 6 tetor, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë kryer ndalimin e 42-vjeçarit Namik Zaçe, lindur në Lushnjë dhe banues në Fier, pasi ndaj tij ekzistonte një urdhër ndalimi nga prokuroria.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ky urdhër ishte lëshuar pasi 42-vjeçari ishte dënuar me 1 vit e 2 muaj e 27 ditë burgim për veprën penale të "Dhënies ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit", parashikuar nga neni 298/1 i Kodit Penal.

Materialet përkatëse do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE