Durrës, 6 tetor, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë ndaluar 30-vjeçarin Sandër Pacani, lindur në fshatin Shën-Gjergj të Mirditës dhe banues në këtë qytet.
Ndalimi i tij është bërë për arsye se gjatë kohës kur gjithë personat e familjes së Bujar Gj. kanë qenë në gjumë, ai ka vjedhur brenda banesës, konkretisht në një sirtar të dhomës së gjumit, shumën e 95 mijë lekëve.
Burimet policore bëjnë me dijeni për NOA-n, se nga hetimi i këtij procedimi është bërëe e mundur të sigurohen prova ligjore se pikërisht, 30-vjeçari Pacani, është autor i ngjarjes.
Mbi bazën e provave të grumbulluara, gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" në mungesë.
Por pas kapjes së tij, është mundësuar edhe ekzekutimi i këtij urdhri.
Materialet shtese do t'i kalojnë Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vjedhje"-s, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA