Tiranë, 6 tetor NOA - Policia Rrugore vazhdon ende aksionin kundër shkelësve të qarkullimit si dhe ndaj debitorëve.
Burime nga policia thanë se janë marrë masa administrative ndaj drejtuesve të cilët nuk kanë shlyer detyrimet e tyre, që rrjedhin nga kundravajtjet administrative.
Vetëm gjatë ditë së djeshme, janë pezulluar 184 leje qarkullimi dhe në 111 raste janë shlyer detyrimet që rrjedhin nga kundravajtjet administrative. Janë arkëtuar vetëm ditën e djeshme nga Posta Shqipëtare 1030 masa administrative. "Shërbimet e Policisë së Tiranës po vazhdojnë me intesitet punën për parandalimin e aksidenteve në rrugë dhe në krijimin e lehtësirave për lëvizjen e lirë të mjeteve, në përputhje me legjislacionin rrugor, me qëllim parandalimin dhe uljen e aksidenteve rrugore.
ë këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës' thuhej në deklaratën e policisë së kryeqytetit lëshuar ditën e sotme. burime zyrtare nga policia se gjatë ditës së djeshme janë vendosur 1195 gjoba me vlerë 1.812 000 lekë.
k.k/NOA
Â